Kosova i dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

Kosova i dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) disa orë pasi i kishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, konfirmuan avokatët e tyre për Radion Evropa e Lirë të dielën. Nikolla Vujeviq dhe Mlladen Millojevia u dëbuan të shtunën në mbrëmje dhe të dyve u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, thanë avokatët e tyre Bogdan Laziq dhe Srgjan Mitroviq, përkatësisht. Vujeviq dhe Millojeviq ishin në mesin e tre pjesëtarëve dhe të një pjesëtari të pensionuar të MPB-së serbe që u arrestuan në Kosovë...
Burimi: Sot.com.al