Kosova gati të presë emigrantë, zëdhënësi i qeverisë: Jemi në kontakte me SHBA-të

Kosova gati të presë emigrantë, zëdhënësi i qeverisë: Jemi në kontakte me SHBA-të

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë  gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara...
Burimi: Vizionplus.tv