Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova e gatshme të pranojë përkohësisht migrantë të dëbuar nga SHBA, në kuadër të një marrëveshjeje të përbashkët
👁3771
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në territorin e Kosovës, duke respektuar kushtet e përcaktuara. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë (REL) se për një periudhë njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht në Kosovë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. “Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për...