Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kosova e bllokuar pa Kuvend, Qeveria në detyrë mori 64 vendime me impakt 71 milionë euro
Instituti Demokratik i Kosovës ka paralajmëruar për pasoja të rënda kushtetuese dhe institucionale si rezultat i bllokadës në Kuvendin e Kosovës, e cila ka hyrë në muajin e katërt pa një zgjidhje funksionale. Gjatë muajve të fundit, Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime me ndikim financiar, ndërkohë që po zvarritet procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.Në këtë periudhë janë miratuar 64 vendime me efekt financiar në vlerë prej rreth 71 milionë eurosh, derisa 50 prej tyre kanë karakter kryesisht financiar, u bë e ditur në një konferencë për media të thirru nga Instituti Demokratik i Kosovës ku u publikua raporti “Bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe cenimi i integritetit institucional”.Hulumtuesi në Institutin Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli tha se “rrezikojmë të hyjmë në...