Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit në kulturë

Kosova dhe Austria synojnë thellimin e bashkëpunimit në kulturë

Ministrja Saranda Bogujevci ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe arteve. Gjatë takimit u shqyrtuan ide për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe organizimin e shkëmbimeve kulturore, me synim forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Austrisë. Një ndër propozimet e diskutuara ishte edhe themelimi i Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë, i cili do të shërbente si hapësirë për promovimin e kulturës austriake dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve./KultPlus.com