KO:SH Film Fest sjell në Korçë 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës

KO:SH Film Fest sjell në Korçë 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës

Korça bëhet sot pikëtakimi i kinemasë ndërkombëtare me nisjen e edicionit të 13-të të KO:SH Film Fest. Përgjatë gjashtë ditëve, festivali do të prezantojë 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës. Filmat do të shfaqen në Kinema Majestik dhe në Galerinë e Arteve Digjitale (GAD) duke e kthyer qytetin në një hapësirë takimi për artin, historitë dhe përjetimet që përcjell kinemaja. Festivali çelet sot, më 26 tetor, në orën 18:30, në Kinema Majestik, me filmin “DUA”, me regji të Blerta Bashollit. Nën moton “WHAT WE IGNORE, REMAINS” (Ajo që shpërfillim, mbetet), edicioni i këtij viti synon të sjellë në vëmendje histori që nxisin reflektim dhe ftojnë publikun të shohë përtej çështjeve që shpesh mbeten në heshtje. Një hapësirë e veçantë në program i...