Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Si përgjigjet Rama
Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në skenën politike dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912. Ai është shprehur se nuk ka mburojë për askënd, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj institucioneve...