Kori Siparantum dhe Charité Chor Berlin sjellin sonte koncert të veçantë në Pejë
12 September, 2026 - 15:30 Pas kthimit nga Malajzia, Kori Siparantum rikthehet në Pejë për një koncert të veçantë, ku do të ngjitet në skenë së bashku me korin gjerman Charité Chor Berlin. Koncerti do të mbahet sonte, më 12 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë. Dy kore do të bashkojnë zërat e tyre në një mbrëmje që premton muzikë, energji dhe emocione për publikun. Pas pjesëmarrjes së fundit në Malajzi, Kori Siparantum rikthehet para publikut pejan me këtë koncert të përbashkët me Charité Chor Berlin nga Gjermania, duke sjellë një program artistik që synon të krijojë një atmosferë të veçantë përmes fuqisë së muzikës korale. Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe të gjithë dashamirësit e muzikës që t’i...
Burimi:
kultplus.com