Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Koreja e Veriut me punonjës IT të infiltruar në kompanitë amerikane! Përdornin identitete të rreme të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Mijëra punonjës të IT-së nga Koreja e Veriut kanë përdorur identitete të vjedhura ose të fabrikuara amerikane për të fituar vende pune në kompani perëndimore, duke gjeneruar qindra miliona dollarë në vit për programet ushtarake të Phenianit, sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së. Zhvilluesit dhe inxhinierët koreano-veriorë janë infiltruar në kompani të mëdha, përfshirë ato në listën Fortune 500, duke punuar në distancë nën maskën e profesionistëve të kualifikuar nga SHBA apo vende të tjera. Ekspertët e sigurisë thonë se kjo përpjekje e koordinuar është pjesë e një strategjie shtetërore për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare dhe për të financuar programin bërthamor të vendit. Këta punëtorë përdorin mjete të sofistikuara si inteligjenca artificiale me burim të hapur, software për fshehje fytyrash dhe rrjete VPN për të...