Koreja e Veriut ‘lëshon’ raketë balistike pranë bregut lindor, alarmohen Japonia dhe Koreja e Jugut
Koreja e Veriut ka lëshuar të dielën një raketë të dyshuar balistike drejt Detit Lindor, thanë Koreja e Jugut dhe Japonia. Ushtria e Koresë së Jugut tha se Pheniani qëlloi të paktën një predhë të identifikuar drejt Detit Lindor, sipas lajmeve Yonhap. Shefat e Shtabit të Përbashkët të vendit thanë se e zbuluan lëshimin në një mesazh për mediat, pa dhënë detaje të mëtejshme. Japonia tha se besohet se predha ka rënë jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike, raportoi Kyodo News. Pheniani javën e kaluar dënoi një stërvitje detare të udhëhequr nga SHBA-të, ku morën pjesë Koreja e Jugut dhe Japonia, e cila u zhvillua nga 29 gushti deri më 10 shtator pranë Guamit. Pheniani nuk reagoi menjëherë ndaj pretendimeve të fundit./ AA.
Burimi:
syri.net