Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike
Koreja e Veriut lëshoi raketa të mërkurën, drejt Detit Lindor, ose Detit të Japonisë sipas Tokios, në sfondin e një përshkallëzimi të ri të tensionit për shkak të akuzave amerikane kundër Phenianit për pirateri kibernetike. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se zbuluan “lançime raketash nga zona Sondok në Korenë e Veriut drejt Detit Lindor”. Koreja e Jugut dhe SHBA-ja “po kryejnë aktualisht një analizë të detajuar të karakteristikave të sakta të raketave” që u lançuan, sipas të njëjtit burim. Koreja e Veriut, një vend me arsenal bërthamor, kohët e fundit ka testuar sisteme të ndryshme armësh, duke përfshirë mjete ajrore pa pilot, një lloj të ri torpedoje të drejtuar me precizion dhe një raketë hipersonike me rreze të mesme veprimi....
Burimi:
javanews.al