Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Korçë, vijon heqja e strukturave metalike nga lokalet. Pronarët dalin në protestë
Vijon heqja nga vetë pronarët e strukturave metalike dhe elementëve të tjerë të lokaleve në pedonalen e qytetit të Korçës. Nga ana tjetër, bizneset kanë bërë me dije se sot lokalet nuk do të ofrojnë shërbime. Pritet që bizneset të mbajnë edhe një protestë për këtë situatë.