Korçë/ Përfshihet nga flakët makina e parkuar në lagjen nr. 9, dyshohet se…

Korçë/ Përfshihet nga flakët makina e parkuar në lagjen nr. 9, dyshohet se…

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri dhe dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt teknik. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë në kohë për të neutralizuar flakët dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.
Burimi: Syri.net