Korçë, digjen dy mjete të parkuara

Korçë, digjen dy mjete të parkuara

Dy mjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një lagje periferike në qytetin e Korçës, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht. Mjetet kanë qenë të parkuara në hyrje të pallatit, i cili ndodhet në afërsi të kryqëzimit të vendit të quajtur “1 Maji”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri. Deri tani nuk ka informacion nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm apo aksidental. Të dy pronarët e mjeteve të përfshira nga flakët janë banorë të të njëjtit pallat.
Burimi: Syri.net