Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Korça çel verën me një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh, karnavalet rikthejnë magjinë e festës së stinës festive
👁9464
Albert Vataj Korça u vesh me ngjyra, muzikë dhe maska mbrëmjen e djeshme, duke çelur zyrtarisht sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të qytetit. Kryebashkiaku Sotiraq Filo, përmes një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, e përshkroi atmosferën si një “energji e jashtëzakonshme”, duke theksuar rolin e festivalit në promovimin e Korçës si një destinacion kulturor dhe turistik të klasit të parë. “Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme! Mbrëmë Korça çeli sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një festë...