Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Konvertimi i Shqiptarëve në sllavë: serbë, malazezë e bullgarë
Nga: Adil Fetahu Në katër librat e Gent Ulqinit: “SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT, hulumtime nëpër burime historike” (1, 2, 3, 4), janë paraqitur rezultatet e hulumtimit të autorit nëpër burime të ndryshme historike, për: Etnogjenezën; Qytetërimin; Gjuhën; Kulturën; Besimet; Territoret; Popullsinë; Qytetet; Identitetin politik; Principatat; Pashallëqet; Arbëreshët; Arvanitët; Kolonitë shqiptare. Vërtetë, në ato katër libra autori ka dhënë vetëm fragmente të shkëputura, të nxjerra nga burime të ndryshme, të shumtën pa referenca të mirëfillta, por jo edhe të dyshimta. Tërë teksti i të katër librave, është nxjerrje si pasazheve e citime nga burimet prej të cilave janë marrë, me ndonjë fjali komentimi të shkurtër, por nuk përmbajnë referenca të mirëfillta sipas metodologjisë shkencore. Megjithatë, pothuajse çdokund i referohet një emri apo një burimi për sa shkruan....