Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kontrolli ‘blic’ i IKMT në Vlorë, ‘kapet’ pallati pa leje, Rama: Do t’i kalojë shtetit! Këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje
Mëngjesin e sotëm Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate. Nga verifikimet rezultoi se një pallat ishte pa leje, dhe Bici bëri me dije se ndërtesa do t’i kalojë shtetit.Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në Facebook shprehet se këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike. “Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë...