Kontrollet në burgun ku ndodhet edhe Ergys Agasi, ja çfarë u gjet në qelitë e të dënuarve
Kontrollet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në burgun e Bradasheshit kanë çuar në gjetjen e disa telefonave celularë. Ende nuk dihet se kujt u përkasin pajisjet e sekuestruara dhe në çfarë rrethanash kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut. Në burgun e Bradasheshit ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi. Mësohet se telefonat celular të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK.
Burimi:
javanews.al