Kontrollet e SPAK/ Dyshohet se Agasi është në Dubai

Kontrollet e SPAK/ Dyshohet se Agasi është në Dubai

Pas lajmit të mëparshëm se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe bizneset e Ergys Agasit, mediat kanë hedhur dyshime se ky person ndodhet në Dubai. Syri tv ka mësuar se janë kryer kontrolle në banesën e tij në Mullet. Sipas informacioneve, agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Agasi. Ndërkohë nuk ka një saktësim se cilat prej bizneseve të tij janë kontrolluar.
Burimi: Syri.net