Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, kapen 10 aparate celulare
👁12448
Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit. Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas informacioneve, 2 celularë janë gjetur në qeli, kurse të tjerët në ambientet e jashtme. Top Channel