Kontrata e re 18.6 mln euro për ‘Tigrat e Korrupsionit’, Bardhi: Fatura po shkon drejt 100 milionë eurove
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së akuzon Edi Ramën për aferën korruptive me dy termocentralet lundruese dhe kritikon SPAK-un për mungesë veprimi prej dy vitesh. Bardhi shkruan në reagimin e tij, se energjia e prodhuar nga TEC-et ka kushtuar rreth 675 euro/Mwh, kundrejt 111 eurove në pikun e çmimeve të bursës. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas shpalljes së fituesit të një tenderi të ri prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për operimin dhe mirëmbajtjen e dy termocentraleve lundruese të Vlorës për dy vitet e ardhshme. Bardhi e cilëson kontratën e re si vazhdim të asaj që e quan aferë korruptive, të nisur me kontraktimin e dy TEC-eve lundruese nga Belinda Balluku. Sipas tij, me...
Burimi:
syri.net