Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

Një farmaciste nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë për kontrabandë ilaçesh. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia. Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares.
Burimi: Javanews.al