No Image Available

Konsumi rritet, por ku shkojnë paratë?/ Ushqimi dominon buxhetin

Familjet shqiptare kanë rritur shpenzimet gjatë vitit 2025, por struktura e konsumit tregon se pjesa më e madhe e buxhetit vijon të shkojë për nevojat bazë. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje shqiptare me mesatarisht 3,1 persona ka shpenzuar rreth 95 mijë lekë në muaj gjatë vitit 2025, ose 2,3% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në total, konsumi familjar në vend ka arritur në rreth 72,3 miliardë lekë në muaj. Zëri kryesor i shpenzimeve vijon të jetë ushqimi. Pothuajse 40% e buxhetit familjar shkon për ushqime dhe pije joalkoolike, që përkthehet në rreth 38 mijë lekë në muaj. Brenda këtij grupi, shpenzimet më të mëdha lidhen me perimet, mishin dhe nënproduktet e tij, si dhe qumështin, djathin dhe vezët. Pas ushqimeve,...