Konsullatë shqiptare në Miçigan/ Rama: Shqipëria duhet të jetë pranë Diasporës
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen së shpejti të një konsullate shqiptare në Miçigan, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Rama tha se vendimi vjen pas një kërkese të komunitetit shqiptar në këtë shtet dhe se konsullata synon të krijojë një pikë të drejtpërdrejtë kontakti për shërbimet dhe çështjet konsullore. “Shqipëria duhet të jetë pranë jush kur ju keni nevojë për të dhe Shqipëria ta ketë një derë këtu, ku ju të trokisni për të gjitha çështjet konsullore”, u shpreh Rama, duke e konsideruar hapjen e konsullatës si një vendim të merituar për komunitetin shqiptar. Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe te roli i Diasporës dhe kontributi i saj ndër vite. Ai tha se emigrantët shqiptarë kanë mbështetur familjet...
Burimi:
ntv.al