Konstituimi, Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, s’e di cila do të jetë zgjidhja

Konstituimi, Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, s’e di cila do të jetë zgjidhja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese deri më 8 gusht, lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Është dëm i madh që Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti gjatë një vizite në QKUK, citon REL. Kriza politike në Kosovë vijon pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi deputetët kanë dështuar në mbi 50 përpjekje për ta themeluar Kuvendin e ri. Vetëvendosje ka fituar 48 vende në Parlament, por asnjëra nga...