Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë –

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë –

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar lidhur me pretendimet për përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes ndaj qytetarëve serbë, duke e cilësuar një praktikë të tillë si të papranueshme. Në një postim në rrjetin social X, Wilson akuzon pushtetin në Serbi se ka përdorur spyware invaziv për të shënjestruar qytetarët serbë. “Është e papranueshme që regjimi i Vuçiçit ka përdorur spyware invaziv për të shënjestruar qytetarët serbë. Kjo teknologji totalitare po armatoset kundër një populli të lirë që kërkon shtetin e së drejtës”, shkruan Wilson. Reagimi i kongresmenit amerikan lidhet me një raportim të Reuters, sipas të cilit të paktën 14 persona nga shoqëria civile në Serbi, mes tyre aktivistë studentorë, deputetë të opozitës dhe një këshilltar vendor, janë vënë në shënjestër me programe të avancuara...