Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, liderët europianë do paraqesin në Gjenevë një propozim me 4 pika për të ulur tensionet në rajon
Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, njoftoi qëllimin e Francës dhe partnerëve të saj evropianë për të paraqitur sot në Gjenevë një propozim të strukturuar diplomatik për Iranin për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët në Le Bourget, Macron theksoi se iniciativa evropiane synon të krijojë një dialog me Teheranin, me qëllim parandalimin e një zjarri të përgjithësuar dhe stabilizimin e rajonit. Propozimi, sipas presidentit francez, bazohet në katër akse: Rifillimi i bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me qëllim arritjen graduale të “pasurimit zero” të uraniumit. Mbikëqyrja ndërkombëtare e programit...