Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Konflikti i armatosur Iran-Izrael, Xi Jinping: Nuk është në interesin e askujt!
Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar” nga “përshkallëzimi i papritur” i tensioneve në Lindjen e Mesme, i shkaktuar nga veprimi ushtarak i Izraelit kundër Iranit. Në komentin e tij të parë publik mbi konfliktin Iran-Izrael që nga shpërthimi i tij të premten, Xi tha se Kina, një mbështetëse kryesore diplomatike dhe ekonomike e Iranit, kundërshton “çdo akt që shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial” të vendeve të tjera. “Konflikti ushtarak nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemet dhe përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare”, tha...