“Konflikti do të jetë ndryshe dhe më i shkurtër”, Lavrov kërcënon Evropën: Është në luftë me ne, me ndihmën që i jep Kievit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka lëshuar një tjetër sulm verbal ndaj vendeve europiane, duke i akuzuar ato se janë palë aktive në luftën kundër Rusisë përmes mbështetjes ushtarake që i japin Ukrainës. Duke folur të martën para gazetarëve, Lavrov hodhi poshtë akuzat perëndimore se Moska po zhvillon një luftë hibride kundër vendeve europiane dhe argumentoi se është vetë Europa ajo që po vepron kundër Rusisë. “Nuk kam asnjë dyshim se kjo është një luftë që Evropa po e zhvillon kundër nesh”, deklaroi kreu i diplomacisë ruse, duke iu referuar dërgesave të armëve dhe ndihmës ushtarake që vendet europiane ofrojnë për Kievin. Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj pyetjeve lidhur me pretendimet e vendeve perëndimore se Rusia po përdor metoda hibride për të...
Burimi:
javanews.al