Konflikt për motive të dobëta/ Agravimi në dhunë fizike, njëri mbetet i plagosur rëndë, autori largohet nga vendngjarja

Konflikt për motive të dobëta/ Agravimi në dhunë fizike, njëri mbetet i plagosur rëndë, autori largohet nga vendngjarja

Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës. Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person. Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës. I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.