Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë", në Vlorë. Mësohet se disa persona janë konfliktuar tek vendi i quajtur Rrapi në Ujin e Ftohtë, në ambientet e një hoteli. Janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta. Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës. Dyshohet se kemi të plagosur, sipas burimeve brenda Policisë së Vlorës.
Burimi: Syri.net