Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
👁4956
Disa persona janë përfshirë në një konflikt rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Siç duket edhe nga pamjet, personat e konfliktuar u përfshinë në një ndjekje me makina duke shkaktuar aksident mes tyre, si dhe duke përplasur makina të tjera. Klan News ka mësuar se konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, përfshirë edhe levat, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe me armë. Debati mes tyre ka nisur nga brenda makinave BMW dhe Benz që në Misto Mame, e verifikuar pas këqyrjes së pamjeve të kamerave nga policia dhe pasi kanë arritur mbi urë...