Burimi:
Javanews.al

Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të Zarif Konjës
👁10308
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë. Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait. Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur. Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje. Policia ka ndaluar për...