Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konfiskohet pallati në Vlorë, IKMT: Të njëjtin fat do të kenë të gjitha ndërtimet që shkelin lejen
Ashtu siç kryeministri Edi Rama paralajmëroi paraditen e kësaj të hëne, inspektorët e IKMT zbarkuan në Vlorë për konfiskimin e një pallati 8 katësh, i cili kishte shkelur kushtet e lejes ndërtimore. Konfiskimi vjen në kuadër të aksionit të iniciaur nga qeveria për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, tha se të gjitha subjektet që kanë abuzuar me lejen e ndërtimit, do të kenë të njëjtin fat. “Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik. Do inspektojmë objektet...