Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konfirmohet rasti i parë i murtajës tek kafshët në Shqipëri, preket ferma e dhive në Shkodër
Konfirmohet rasti i parë i murtajës tek kafshët në Shqipëri. Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR. Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren. 𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫ë𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚 U bëjmë thirrje të...