Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca për shtyp në Hagë/ Trump: Sulmet e kthyen programin bërthamor të Iranit disa dekada pas
Gjatë konferencës për shtyp në Hagë, Donald Trump u pyet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore. “Mendoj se praktikisht dekada”, tha ai. “Mendoj se e kanë përjetuar, thjesht kanë kaluar nëpër ferr… gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen. Ajo goditje i dha fund luftës“. Trump vazhdoi duke e përshkruar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”. “Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t’i ndalosh”, tha ai. Top Channel