Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, Rama: Shqipëria gjithnjë krah partnerëve, s’mund të na japin leksione për paqen ata që…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 4-t ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e mbajtur këtë të enjte në Romë, duke u bashkuar me liderë të shumtë botërorë në mbështetje të vendit që përballet ende me pasojat e agresionit rus. Në fjalën e tij, Rama theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndonëse pranoi se fjalët për paqen nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës. Ai apeloi që Europa të ndërtojë një plan të qartë, të besueshëm dhe të guximshëm për paqen. “Shqipëria është një vend i vogël, me pak burime...