Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e hapur e rregullores

Debate dhe akuza në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi të papranueshëm vendimin për përjashtimin për 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, duke pretenduar se është në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë, Tedi Blushi lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës, duke kërkuar që Kuvendi të mbajë qëndrim për atë që ai i cilësoi shkelje të të drejtave të opozitës dhe kërcënime ndaj deputetëve. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku kundërshtoi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu. Tabaku deklaroi se masa e përjashtimit për 60 ditë parashikohet në Rregulloren e Kuvendit vetëm për raste të caktuara dhe se vendimi ndaj dy deputetëve...