Burimi:
Top-Channel.tv

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE
👁10883
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave. Spiropali shprehet se çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. “Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri! Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt...