Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Konferenca e fundit për shtyp / Ancelotti i thotë ‘lamtumirë’ Real Madridit me zemrën plot dhe sytë e lagur…
👁13906
“Çfarë po ndodh? Po largohet dikush?” Me këtë batutë, Carlo Ancelotti nisi konferencën e fundit për shtyp si trajner i Real Madridit, në prag të ndeshjes ndaj Real Sociedad, që do të jetë e fundit për të në stolin e “Los Blancos”. “E nesërmja do të jetë shumë speciale, është e pashmangshme. Është ndeshja ime e fundit dhe kur mbyllet një kapitull, gjithmonë ka emocione. Sidoqoftë nuk jam aspak i trishtuar, përkundrazi, jam shumë i lumtur. Kam dhënë maksimumin dhe largohem i lumtur, sepse një ditë duhej të ndodhte”, – tha trajneri italian me një buzëqeshje në fytyrë. Ancelotti tregoi...