Koncerte në Lyon dhe Bruksel/ Labinot Tahiri shfaqet i shtrirë në makinë, por me një mesazh plot motivim

Koncerte në Lyon dhe Bruksel/ Labinot Tahiri shfaqet i shtrirë në makinë, por me një mesazh plot motivim

Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Labinot Tahiri e ka nisur javën me një mesazh të veçantë, teksa ka ndarë një foto i shtrirë në makinë. Pas koncerteve në Lyon dhe Bruksel, Tahiri ka ndarë disa fjalë motivuese, duke uruar që java të jetë e mbushur me dashuri, vetëbesim dhe sa më pak stres. “Gjithçka e vështirë që ishte për ju e mua, do të kalojë dhe do ta prekni paqen me dorë e zemër”, është një nga mesazhet që përcjell Tahiri. Ai gjithashtu thekson se jeta ka vështirësitë e saj, por se duhet të ruajmë shpresën, besimin dhe dashurinë. Postimi i plotë Mirëmëngjesi Kosovë e Shqipëri! Tani sa kam arritur prej Lionit dhe Brukselit. Tani fillimi i javës, e unë uroj më të mirat...