Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Autoritetet amerikane kanë çvulosur një aktakuzë federale ndaj pesë personave të lidhur me rrjetin e inteligjencës ruse “RIS Network”, të cilët akuzohen për organizimin e një plani për survejimin dhe eliminimin fizik të një disidenti rus me banim në Uashington. Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ky rrjet aktiv që prej vitit 2024 ka rekrutuar bashkëpunëtorë brenda territorit amerikan për të kryer operacione të shënjestruara sulmesh dhe vrasjesh. Të akuzuarit kryesorë në këtë dosje – mes të cilëve janë ish-koloneli rus Yuri Khrameev, djali i tij Kirill Khrameev (oficer i FSB-së), si dhe tre shtetas të tjerë – ndodhen aktualisht jashtë SHBA-së dhe janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, rrjeti i ofroi 40 mijë dollarë një personi të rekrutuar në SHBA për të kryer ekzekutimin...