Komplot për grusht shteti, ish-presidenti Brazilian në “arrest shtëpiak”

Komplot për grusht shteti, ish-presidenti Brazilian në “arrest shtëpiak”

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, dhe ka vendosur tarifa të larta ndëshkuese ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine. Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi...