Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompleksi “Shefqet Lamçja”, vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral
22 Qershor 2025 12:21 Telesport Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja” vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral. Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit. Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit. FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët. Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.