‘Kompleksi i Hirushes’ – Zakoni për të veshur këpucë të vogla mund të dëmtojë këmbët
Një zakon që shumë njerëz e konsiderojnë të padëmshëm mund të shkaktojë dhimbje dhe deformime të këmbëve, veçanërisht pas moshës 50-vjeçare. Bëhet fjalë për atë që quhet “Kompleksi i Hirushes”, përpjekja për të futur këmbën në këpucë më të vogla se madhësia e saj reale. Specialisti amerikan i këmbëve, Rock Positano, paralajmëron se është e gabuar të mendohet se madhësia e këmbës mbetet e njëjtë gjatë gjithë jetës. Me kalimin e viteve, këmbët mund të ndryshojnë si në formë, ashtu edhe në madhësi. Shtimi në peshë, ënjtjet, ndryshimet hormonale dhe dobësimi i ligamenteve mund të ndikojnë në strukturën e këmbës. Edhe shtatzënia mund të sjellë ndryshime të tilla, për shkak të ënjtjes dhe hormonit relaksinë, i cili ndikon në ligamentet. Pas moshës 50-vjeçare, gratë mund...
Burimi:
syri.net