Kompany në shtëpi edhe për ndeshjen ndaj Mainz, bashkë me të mungojnë edhe 4 të dëmtuar

Kompany në shtëpi edhe për ndeshjen ndaj Mainz, bashkë me të mungojnë edhe 4 të dëmtuar

Rikthimi në stol i trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany, mbetet i pasigurt ndërsa ai po rikuperohet nga një sëmundje. Gjithsesi, ka një optimizëm të kujdesshëm se ai mund të kthehet pas ndërprerjes për ndeshjet e ekipeve kombëtare. “Kam pasur disa biseda telefonike vërtet të mira me të gjatë ditëve të fundit. Ai tingëllon shumë pozitiv dhe duket se është në rrugën e duhur drejt një rikuperimi të plotë. Nuk kemi caktuar një datë”, tha ndihmëstrajneri Aaron Danks. Më tej, ai konfirmoi një afat: “Ndërprerja për ndeshjet ndërkombëtare na jep një mundësi të mirë për të reflektuar pak mbi gjithçka ka ndodhur dhe për të vlerësuar se kur do të kthehet ai”. Bayern do të luajë këtë të shtunë në Bundesliga, në transfertë kundër Mainz...