Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026
Sot, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini nën drejtimin e kryetarit Nezir Kraki, mbajti mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat të cilat bien në fushëveprimtarinë e Komisionit. Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, Komisioni e përkrahu unanimisht Projektligjin, duke vlerësuar rëndësinë e tij në kuadër të ndarjeve buxhetore për vitin 2026. Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti. Me këtë rast, kryetari Kraki theksoi rëndësinë e organizimit dhe efikasitetit të punës së Komisionit, duke veçuar prioritetet kryesore, detyrat, angazhimet dhe përgjegjësitë për realizimin e objektivave të përcaktuara. Lidhur me Planin e...
Burimi:
kultplus.com