Komisioni i Disiplinës me tolerancë zero, ndëshkon Tiranën

Komisioni i Disiplinës me tolerancë zero, ndëshkon Tiranën

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur që t’i bllokojë Tiranës regjistrimin e lojtarëve për 3 periudha. Ky vendim erdhi për shkak të disa detyrimeve, të cilat bardheblutë duhet t’i shlyejnë. Mosmarrja në konsideratë e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve ka bërë që Disiplina të veprojë me “dorë të hekurt”, duke ndëshkuar kështu klubin kryeqytetas. Jo vetëm kaq, pasi të njëjëtin fat pësoi edhe Skënderbeu. Ndërkohë është paralajmëruar Dinamo, me këta të fundit që duhet të shlyejnë detyrimet ndaj Ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Sakone. Vendimet e marra këtë të hënë, hyjnë në fuqi menjëherë. Vendimi: KF...