Komisioni hetimor për KAYO, mazhoranca ia rrëzon kërkesën Bardhit! Zbulohet përgjigja e Kuvendit: Nuk u arrit konsensusi dhe…
Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lidhur me trajtimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për veprimtarinë e “KAYO” sh.a. Përgjigjja i referohet procedurës së ndjekur për këtë kërkesë. Në shkresë thuhet se në Konferencën e Kryetarëve, më 17 shtator 2026, u shqyrtua kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për shoqërinë “KAYO” sh.a. Sipas Kuvendit, në këtë mbledhje nuk u arrit konsensus për elementet e komisionit, ndërsa çështja, sipas ligjit, i kalon për vendimmarrje seancës plenare. “Megjithëse në Konferencën e Kryetarëve nuk u arrit konsensus për elementet e komisionit, çështja, sipas ligjit, i kalon për vendimmarrje seancës plenare”, thuhet në përgjigje. Kuvendi sqaron gjithashtu se në Konferencën e Kryetarëve ishte dakordësuar që kërkesa...
Burimi:
javanews.al