Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Komisioni Europian shqyrton shkurtimin e fondeve kërkimore për Izraelin, kryeministri i Holandës: Mbështesim propozimin e BE-së
Holanda mbështet propozimin e Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht aksesin e Izraelit në fondin e kërkimit dhe inovacionit Horizon Europe. Kryeministri holandez, Dick Schoof, shprehu qëndrimin e qeverisë së tij se palestinezëve në Gaza duhet t’u jepet qasje e menjëhershme dhe e sigurt në ndihmë humanitare. “Nëse BE-ja vendos nesër se Izraeli nuk është në përputhje me marrëveshjet përkatëse për këtë, Holanda mbështet planin për të pezulluar pjesëmarrjen e Tel Avivit në programin kërkimor të BE-së Horizon”, shkroi ai në një postim në platformën X. “Nëse kjo vërtetohet, nesër në Bruksel Holanda do të kërkojë gjithashtu masa të mëtejshme...